Ditën e sotme, Dafina publikoi një “TikTok” humoristik, ku Trixa nuk nguroi të komentonte në formë mbështetëse për kolegen e saj.
Mirëpo, nuk u lanë pa u vënë re komentet e vazhdueshme negative të ndjekësve, të cilët gjykonin miqësinë e dy këngëtareve, duke sulmuar vazhdimisht Beatrix.
Lidhur me këto komente, ka reaguar vetë Dafina e revoltuar, e cila u ka bërë thirrje të gjithë komentuesëve të mos ushtrojnë më bullizëm, aq më tepër femra-femrës.
“Ruaje për cfarë? A e keni seriozisht sidomos ju femra që komentoni kështu për një femër tjetër? Nuk kam nevojë kërkond me rujt! Kurgjo me zor nuk shkon! Stop bullying! Stop this nonsense! Or get the f… out of my page! Idiot”- ka shkruar ajo në mbrojtje të ish-banores së “Big Brother VIP”.