Një person është vënë në pranga në Lushnje pasi ka tentuar të fuste fishek në burg për një kushëririn e tij, i cili ishte i dënuar.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve bën të ditur se ka vënë në pranga shtetasin K.Sh, i cili ka tentuar të fusë në burg një fishek pistolete të kalibrit 7.65 mm.
“I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve.
Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal”, njofton Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.