Pyetësorët e Këshillimit Kombëtar janë ngritur në disa qendra qytetesh për të marrë opinionet e popullit mbi nismat e qeverisë. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga disa qytete.
“Këshillimi kombëtar – vazhdon mbledhja e opinioneve, tani edhe përmes pikave të informimit në qendrat e qyteteve.
486,690 qytetarë janë bërë pjesë duke kthyer përgjigje në tre format e komunikimit, online në www.keshillimikombetar.al me poste dhe në stendat e bashkive nga Belshi, Patosi, Përmeti, Puka, Lushnja, Cërriku, Mallakastra, Peqini, Devolli, Kolonja, Pusteci, Kurbini, Elbasani, Mati, Roskoveci dhe Bulqiza” shkruan Rama.