Pas dështimit për të pushtuar Kievin, dhe qyteteve të mëdha me një ofensivë të shpejtë, mendohet se konflikti mund të përshkallëzohet në një konflikt bërthamor.
Dmitry Peskov, u pyet nëse do të përjashtohej përdorimi i armëve të tilla? Ai u përgjigj vetëm nëse politika e sigurisë së Rusisë do të kërcënohej.
“Nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë ai (arsenali bërthamor) mund të përdoret në përputhje me konceptin tonë”, tha ai për CNN.
I pyetur nëse kërcënimet e fshehta të Putinit për të përdorur armë bërthamore kishin për qëllim thjesht për t’i dërguar një mesazh botës, ai tha: “Presidenti Putin synon ta bëjë botën të dëgjojë dhe të kuptojë shqetësimet tona.
“Ne jemi përpjekur t’i përcjellim shqetësimet tona në botë – në Evropë, në Shtetet e Bashkuara – për disa dekada, por askush nuk do të na dëgjonte.”