Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Viktima është me inicialet Sh. A.
Sipas policisë ai është gjetur pa jetë nga vëllai në një hotel në rrugën “Frosina Plaku”.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.