-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla jep lajmin e mirë në Kuvend: U vendos ndërprerja e menjëhershme e agresionit rus

Kryesoret

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka përshëndetur rezolutën e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të Rezolutës mbi pasojat humanitare të agresionit rus kundër Ukrainës.

Sipas Ballës, kjo rezolutë kërkon ndërprerjen e menjëhershme të mizorive, mbrojtjen civilëve, respektimin e legjislacionit ndërkombëtar humanitar. Ai theksoi se Rusia edhe një herë u izolua në mbështetjen e vetëm 4 vendeve, Bjellorusisë, Koresë së Veriut, Sirisë dhe Eritresë.

“Përshëndes miratimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të Rezolutës mbi konsekuencat humanitare të agresionit rus kundër Ukrainës. Rezoluta kërkon: ndërprerjen e menjëhershme të mizorive, mbrojtjen civilëve, respektimin e legjislacionit ndërkombëtar humanitar. Votimi i sotëm në APKB, ri konfirmon se Rusia edhe një herë u izolua në mbështetjen e Bjellorusisë, Koresë së Veriut, Sirisë dhe Eritresë”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit