Vali Corleone do të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë, vendosi Gjykata Themelore e Gjilanit.
Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ku do të ekzaminohet dhe mbikëqyret në këtë institut.
Ai ishte arrestuar se kishte shkaktuar dhunë në familje.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe të ankthit ka përdorur dhunë psikike ndaj babait të tij, në atë mënyrë që përmes sjelljeve dhe fjalëve të tij nxisë frikë, duke e kanosur me fjalë të ndryshme duke tentuar të largojë nga shtëpia, ndaj hyri në dhomën e prindërve ku kanë qenë duke fjetur dhe me ton të lartë dhe duke i bërtitur i kanos “ke 24 orë për ta liruar shtëpinë se dije çfarë të gjen”, kështu i dëmtuari detyrohet të largohet nga shtëpia”.