-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri Rama emëron drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka emëruar drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muhamet Rrumbullakun.

Më parë, Rrumbullaku ishte drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, por është kthyer në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

EMËROHET DREJTORI I PËRGJITHSHËM I AMP

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Kryeministri Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ka një karrierë 29 vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ka mbajtur postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Tiranës e disa qarqe të tjera.

Gjatë 3 viteve të fundit, ai ka drejtuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) duke orientuar punën për shndërrimin e këtij institucioni në nivelet e një institucioni bashkëkohor dhe me standardet më të larta europiane, punë e cila kulmon me miratimin në Kuvend të ligjit nr. 128/2021, i cili i hapi rrugë krijimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit