Udhëheqësit e NATO-s kanë mbërritur në Bruksel për të shqyrtuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Grupi u mblodh për një “foto familjare” tradicionale përpara takimit të tyre, i cili është përshkruar si një nga më të rëndësishmit në historinë e aleancës, teksa lufta hyn në muajin e dytë.
Udhëheqësit e NATO-s pritet të miratojnë rritje të mëdha të forcave të saj në Evropën Lindore për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës në një samit të posaçëm.
Pjesë e saj është edhe kryeministri Edi Rama i cili shihet duke përshëndetur homologët e tij.
Shtetet anëtare tashmë po dërgojnë armë në Ukrainë.
Rusia i ka vënë forcat e saj bërthamore në “gadishmëri të posaçme në përgjigje të asaj që ajo e quan agresion të NATO-s.