-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD-PS debat për çmimet, Balluku: Ju shkatërruat prodhimin e naftës dhe gazit

Kryesoret

Kuvendi zhvilloi sot mocionin me debat të kërkuar nga opozita për rritjen e çmimeve. N/kryetarja e PD-së, deputetja Jorida Tabaku akuzoi qeverinë për menaxhimin e situatës. Ajo tha se nga kriza po përfiton qeveria duke mbushur arkën me taksa. Opozita kërkoi uljen e TVSH-së për ushqimet e shportës.

“30% e shqiptarëve sot jetojnë më pak se 5 dollarë në ditë. Kjo është kriza që vjen nga koncesionet dhe PPP-të. Kriza e korrupsionit është ajo që ka trokitur në derën tonë, jo kriza e luftës. Nuk bën habi që kryeministri hesht dhe nuk thotë asnjë fjalë për monopolet.

Inflacioni po shoqërohet me një rritje të jashtëzakonshme të varfërisë. kjo situatë kishte lindur pa nisur agresioni rus. Në kohën e krizës së shpallur nga qeveria ne menduam se do të kishte menaxhim më të mirë.

Në momentin kur qeveria duhet të shiste energji ajo blinte, kur duhet të blinte ajo shiste. Ne thamë që qeveria duhet të marrë masa për një krizë që nuk ka lidhje me dinamikën botërore por e nisur shumë më herët” tha ajo.

Por, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzoi se kjo opozitë që dje ishte shumicë e shkatërroi zinxhirin e prodhimit të energjisë.

“Ju keni lënë gjurmë me privatizimin e ARMO-s dhe shkatërrimin e zinxhirit të prodhimit të naftës dhe gazit. Ju që fajësoni qeverinë Rama edhe për tërmetet, ju që nuk keni bërë asgjë as në kohë paqeje dhe jo më lufte. Do ishte mirë të uleshim për të diskutuar për masat dhe jo të përdornit cdo fatkeqësi” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit