-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër vendoset fati i PD, gjykata shqyrton Statutin e Berishës

Kryesoret

Gjyqtari Agron Zhukri do ta shqyrtojë nesër Statutin e Berishës në orën 10.30. 

Ky mund të jetë një moment kyç për fatin e PD, pasi nëse gjykata njeh Statutin e Berishës, do të zhbëhen vendimet që janë vendosur nga Basha deri më tani.

Ndërkohë që Statuti i dërguar në gjykatë nga grupi i Berishës, në emër të Partisë Demokratike, është prodhuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit me nene të ndryshuara nga ai aktuali. Me votën e 4934 delegatëve të pranishëm, u vendos shkarkimi i strukturave drejtuese; nënkryetarëve; e vendosja e një logoje e vule të re. Përveç ndryshimeve të tjera lidhur me Primaret dhe me mandatin e kryetarit të PD-së e sjelljen e tij në rast humbjeje. Vetëm një javë në pas edhe Lulzim Basha, miratoi ndryshime të tjera në Statutin aktual, duke përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga të gjitha strukturat. Të dyja palët nuk njohin Statutet e njëra-tjetrës, ndaj dhe presin që “ngërçin” ta zgjidhë Gjykata e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit