Në Kosovë ende nuk është raportuar asnjë rast i infektimit të shpendëve me virusin “H5N8”, si pasojë e së cilit në Shqipëri, kanë ngordhur mbi 360 mijë shpendë nga e hëna.
Lajmin se në Kosovë nuk ka prani të virusit të shpendëve e kanë konfirmuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Zëdhënësi i AUV-s ka thënë se ne vazhdimësi po monitorohet situata.
Që nga 20 marsi kur në qarkun e Durrësit është shfaqur gripi i shpendëve, në Shqipëri kanë ngordhur rreth 360 mijë shpendë.