-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin-i merr mbështetjen e Kinës për të qëndruar në G20

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në Indonezi më vonë këtë vit dhe mori mbështetje të vlefshme nga Pekini të mërkurën në një kundërshtim ndaj sugjerimeve të disa anëtarëve se Rusia mund të ndalohet nga grupi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po vlerësojnë nëse Rusia duhet të mbetet brenda grupit të 20 ekonomive kryesore pas pushtimit të Ukrainës, thanë burimet e përfshira në diskutime për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters”

Kina, e cila nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë dhe nuk ka kritikuar sanksionet perëndimore, mbrojti Moskën të mërkurën, duke e quajtur Rusinë një “anëtare të rëndësishme” të G20-ës.

Ky i fundit është një grup që duhet të gjejë përgjigje për çështje kritike, siç është rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

“Asnjë anëtar nuk ka të drejtë të heqë një vend tjetër si anëtar. G20-ta duhet të zbatojë multilateralizmin e vërtetë, të forcojë unitetin dhe bashkëpunimin”, tha ai në një konferencë shtypi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit