-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrihen dy persona në Prizren, njëri përfundon në spital

Kryesoret

Dy persona janë rrahur në një lokal të natës në Prizren. Rasti ka ndodhur pas mesnatës në lagjen “Arbana”.

Një person ka pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë, dhe është duke u trajtuar ne spitalin rajonal te Prizrenit.

I dyshuari me inicialet Xh.B është identifikuar nga ana e policisë dhe është ndaluar për 48 orë.

“Më datën 24 mars 2022, në orën 01:15, Policia në Prizren mori informacion se në Rr.’Ismajl Kryeziu”, lagjen “Arbana” të Prizrenit, ne një lokal të natës, ka ndodhur një sulm fizik ne mes te dy personave. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Policisë duke dërguar njësitet policore në vendin e ngjarjes”.

“Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren VERI, i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Është bërë identifikimi i të dyshuarit i përfshirë në këtë rast: -XH. B., i datëlindjes 1980. Personi kishte pësuar lëndime nga goditjet me grushte në fytyrë, dhe është duke u trajtuar ne spitalin rajonal te Prizrenit”.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit