Mbrëmjen e djeshme u zhvillua mbledhja e parë e Kryesisë së PD-së pa Lulzim Bashën, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Debatet ishin të forta brenda dyerve të blinduara, që një pjesë e deputetëve kërkuan që të hiqen.
Mes tyre ishte edhe deputeti Ervin Salianji, i cili ndryshe nga herët e tjera në këtë mbledhje shkoi më i çliruar, i veshur sportiv me tuta, ndërsa derën e selisë e hapi me këmbë.