Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një deklaratë ka thënë se qeveria amerikane vlerëson se anëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë. Sipas The Guardian Blinken, tha se SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet e saj për të mbledhur prova dhe për t’i ndarë ato me institucionet ndërkombëtare.
“Sot, mund të njoftoj se, bazuar në informacionet e disponueshme aktualisht, qeveria amerikane vlerëson se anëtarët e forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë. Ashtu si me çdo krim të supozuar, një gjykatë ligjore me juridiksion mbi krimin është përfundimisht përgjegjëse për përcaktimin e fajit penal në raste specifike. Ne jemi të përkushtuar të ndjekim përgjegjësinë duke përdorur çdo mjet në dispozicion, duke përfshirë ndjekjet penale,” tha Blinken.
Deklarata erdhi pasi Presidenti i SHBA-së Joe Biden u nis për një udhëtim në Europë për të forcuar unitetin perëndimor përballë një pushtimi gjithnjë e më brutal të Rusisë ndaj Ukrainës.