-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sheholli: Serbët e Kosovës pas 3 prillit mund të braktisin institucionet

Kryesoret

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli tha se Kosova nuk ka qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë. Por sipas tij, mbajtja e tyre nuk duhej që të cenonte kushtueshmërinë e vendit, duke shtuar se Serbia duhej që të marrë leje për mbajtjen e tyre, pra ta pranojë shtetësinë e Kosovës.

“Tani kemi një vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit të Qeverisë. Ajo që është e mirë, është që duhet ta themi që Kosova nuk ka qenë kundër këtyre zgjedhjeve të mbahen. Por, të mbahen me ligjshmëri dhe kushtetutshmëri të vendit tonë”. Në këtë kuptim edhe kryeministri po edhe të gjitha institucionet e tjera në Kosovë kanë pohuar të drejtat të cilat u takojnë njerëzve me dyshtetësi në këtë rast serbëve në Kosovë. Unë konsideroj që njëherë e përgjithmonë është shumë mirë që është marrë ky vendim që Serbia ta kuptojë se në Kosovë mund të mbaj zgjedhje, por gjithsesi me marrëveshje që nënkupton edhe pranimin e shtetësisë së Kosovës”.

Sheholli thotë se mund të jetë është shqetësuese situata pas tre prillit, pasi është paralajmëruar që përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës do t’i bojkotojnë ato.

“Ajo që në të ardhmen pas zgjedhjeve, pas 3 prillit shihet një shqetësim, arrogancë politike e përfaqësuesve të serbëve në Kosovë të cilët në takim me Vuçiçin që nëse nuk u lejohet serbëve që të votojnë ashtu siç ata menduar me vendvotime e të tjera atëherë do të bojkotojnë institucionet e Kosovës. Madje ka pasur kërkesa të tilla që kanë shkuar deri aty që serbët të largohen krejt nga Kosova, por më duket kjo ka qenë një lojë politike e tyre e cila gjoja ne po i themi Vuçiçit kështu e pastaj Vuçiçi do dalë si shpëtimtar i tyre që po e shpëton popullatën serbe në Kosovë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit