Një video e publikuar në Instagram nga 33-vjeçari Parikshi Balochi është bërë virale.
Pamjet tregojnë se pasagjerët që udhëtojnë nga Dubai drejt Tiranës i këndojnë “Baby Shark” një djali të vogël që po qante.
Pasagjerët shfaqen duke duartrokitur dhe këndojnë me melodinë tërheqëse për fëmijët teksa djali i vogël fillon të shikojë përreth dhe pastaj qetësohet.
Balochi i tha Storyful se fëmija ishte ulur pranë tij dhe “po qante pa pushim”.
“Në fillim njerëzit e ulur pranë tij u përpoqën ta shpërqendronin por kur asgjë nuk funksionoi një grup djemsh bashkë me mua filluam të këndonim ‘Baby Shark’, tregoi ai.