-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardh Spahia: Dy fitoret e Sali Berishës

Kryesoret

Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu si legjitim kuvendin e 11 Dhjetorit të organizuar nga Sali Berisha. Kjo ishte fitorja e dytë e Sali Berishës pas rezultatit të 6 marsit.

“Partia Demokratike i kthehet edhe juridikisht demokratëve! Pas Kuvendit Kombëtar historik të 11 dhjetorit, pas referendumit të 18 dhjetorit dhe ratifikimit me votën e 6 marsit, gjykata i jep legjitimitetin e plotë, tashmë edhe juridik, Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Është fitore e vlerave, e të gjithë demokratëve, e frymës së bashkimit nën strehën e shtëpisë sonë të përbashkët Partisë Demokratike. Vullneti i palëkundur i demokratëve triumfoi duke qenë shumicë e dukshme dhe e konfirmuar disa herë radhazi.

Pengmarrja e vulës, logos dhe selisë me mbështetjen e regjimit Rama, mori fund.  Nga sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë për të bashkuar të gjithë demokratët, të gjithë shqiptarët në betejën më të rëndësishme për vendin, në përballjen me keqqeverisjen Rama. Fitore” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit