-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mori vulën e PD, vendimet që legjitimoi sot gjykata: Shkarkime masive

Kryesoret

Gjykata e Tiranës njohu sot Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit të kaluar, që do të thotë se partia Demokratike do të drejtohet nga grupi i Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha.

Por cfarë vendimesh të tjera mori kuvendi i fundvitit të kaluar? “5pyetjet.al” sjell më poshtë të gjitha vendimet që mori Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha që sot u legjitimua nga gjyqtari Agron Zhukri.

VENDIMET E KUVENDIT TE 11 DHJETORIT QE SOT I NJOHU GJYKATA

Miratimi i Statutit të ri të Partisë

Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD

Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022

Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë

Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor

Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit

Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë

Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD

Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022

Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës më 18 dhjetor 2021

VENDIMI I GJYKATES

1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.

U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit