-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vuri “stërkëmbëshin” Berishës, lëvizja që nxori huq Enkelejd Alibeajn

Kryesoret

Sot gjykata e Tiranës vendosi që të njihte Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit të kaluar që organizoi Sali Berisha, që do të thotë se i dorëzoi grupit të Rithemelimit vulën, logon dhe selinë e PD-së.

Partia Demokratike, deri dje zyrtarja që sot u shkarkua me vendim gjykate, përpos kërcënimeve të Gazment Bardhit për gjyqtarin Agron Zhukri bëri edhe një lëvizje të fundit.

Selia blu me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn dorëzoi në Gjykatën Apelit të Tiranës një ankimim ku kërkoi prishjen e vendimit të një jave më parë nga gjyqtarja Blerina Muça, që konfirmoi ndryshimet e Kuvendit të 17 Korrikut, të partia ishte në paqe.

PD e përfaqësuar nga Indrit Sefa kërkoi që të pasqyrohen ndryshimet e statutit të Partisë Demokratike të datës 17 Korrik dhe ato të datës 18 Dhjetor të vitit të kaluar.

“Nëse gjykata e Apelit vlerëson se ajo vetë të bëjë një hetim gjyqësor dhe të administrojë provat e kthyer nga gjykata duke çelur përsëri hetimin gjyqësor ne do të ishim dakord me këtë dhe vendimmarrje dhe do t’i kërkonim kësaj gjykate që të pranonte kërkesën tonë dhe të shqyrtonte edhe kërkesën për shtimin e objektit të partisë.

Në rast se gjykata e apelit do të kryente vetë hetimin gjyqësor dhe do të merrte vendimmarrje për themelimin e kërkesës pasi të vlerësonte dhe provat që do të administroheshin në gjykim të cilat janë kthyer nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranës”, thuhet në ankimin e Partisë Demokratike.

Kjo kërkesë e Partisë Demokratike u bë një ditë para se Gjykata e Tiranës të vendoste sot legjitimimin e Kuvendit të datës 11 Dhjetor të Sali Berishës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit