Fabio Capello i ka të qarta idetë si kalohet kriza e Italisë. Kombëtarja e kaltër humbi 0-1 kundër Maqedonisë së Veriut, duke mbetur për të dytën herë radhazi pa pjesëmarrje në Botëror.
Kaosi është rikthyer sërish në futbollin italian. Ish-trajneri i njohur, bën thirrje në Sky Sport Italia që të mos ndiqet modeli Pep Guardiola, por të studiohet mirë stili gjerman.
“Futbolli italian ka 15 vite që imiton Guardiolën, por ai është një futboll steril. Mungojnë vertikalizimet, forca fizike dhe duelet. Ne duhet të ndjekim stilin e lojës së Jurgen Klopp.
I vetmi ekip që e bën këtë gjë në Itali është Atalanta. Shikojini rezultatet e tyre… Diçka të ngjashme po provojnë edhe Italiano (Fiorentina) dhe Blessin (Genoa). Ky i fundit po ofron edhe diçka më shumë se Klopp.
Ka një ritëm të lartë në garat europiane dhe ne ende nuk jemi mësuar me të. Jemi i vetmi vend që akoma e kthen topin pas te portieri… Victor Osimhen, Romelu Lukaku dhe Tammy Abraham ishin sulmues normalë jashtë vendit.
Ata u bënë kampionë në Itali. Kjo duhet të ngrejë disa pyetje. Ndonjëherë, habitem kur lexoj disa statistika: ‘Ai lojtar bëri 45 pasime…’ Ok, por sa pasime ishin vendimtare? Sa prej ishin të dobishme?”, deklaroi Capello.