Pas 8 protestave radhazi, qytetarët u “qetësuan” nga qeveria për çmimin e karburanteve, i cili u ul deri në 200 lekë, por tashmë situata ka ndryshuar sërish.
Qeveria ka bërë të ditur se së bashku me Bordin Administrativ të Karburanteve çmimi i naftës të vendosët në 245 lekë për litër.
Kjo ka bërë që qytetarët të zgjohen sërish dhe të dalin në shesh. Lajmi është bërë i ditur nga aktivisti Adriatik Lapaj. Me anë të një postimi në Facebook, ai bën të ditur se protesta e radhës do të zhvillohet të martën në orën 17:00.
Postimi i Lapajt
SËRISH NË SHESH!
TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH
Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.
Te sheshi sërish!