-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare, Gjykata e Tiranës i jep Berishës vulën e PD-së

Kryesoret

Gjykata e Tiranës i jep Sali Berishës zyrtarisht vulën e Partisë Demokratike. Ditën e sotme gjyqtari Agron Zhukri ka pranuar kërkesën e grupit të Rithemelimit duke njohur, statutin, vulën dhe siglën e re të grupit të drejtuar nga Sali Berisha që u miratuan në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Kjo do të thotë se gjykata njeh faktin që PD, partia më e madhe në opozitë drejtohet nga Grupi i Rithemelimit. Në 11 Dhjetor përpos shkarkimit dhe rrëzimit të vendimeve të Lulzim Bashës u miratua vendosja e referendumit dhe mbi të gjitha është neni që detyron kreun e partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.

Por cfarë do të ndodhë tani? A do të marrë Sali Berisha vendimin dhe të shkojë në selinë blu? Kjo pritet që të shikohet. Ky është vendimi i shkallës së parë dhe për t’u ekzekutuar duhet të pritet nëse brenda 15 ditëve do të ketë apelim.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi e kërcënoi mbrëmë gjyqtarin Agron Zhukri duke thënë se “nëse i ka thënë burgut hapu, mund të bëjë çdo lloj çmendurie”, pasi sipas tij, dosja tashmë është në apel bashkë me ndryshimet e 17 Korrikut.

VENDIMI I GJYKATES

1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.

U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit