Ditët e fundit në Kosovë janë shtuar rastet kur policia ka raportuar për para të falsifikuara.
Siç kanë konfirmuar para disa ditësh autoritetet, më së shumti e falsifikuar është kartëmonedha 100 euroshe.
Një veprimtari e tillë e falsifikimit të parave po zhvillohet edhe përmes rrjeteve sociale. Në rrjetin social “Tik Tok”, janë hapur llogari të cilat shesin para të falsifikuara.
Në një të tillë, shihet se si vë në shitje kartëmonedha false në këmbim të kritpovalutave, si formë pagese më e sigurt.
Madje kjo faqe poston edhe biseda me klientët të cilët thotë se janë të kënaqur me cilësinë e parave false.