-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incident dhe ulërima, Alibeaj s’e lëshon karrigen: Berisha erdhi i paftuar, ik se je “non grata”

Kryesoret

I ashtuquajtur kryetari i komanduar i PD-së, pasi gjykata sot shpalli “nul” cdo vendim, Enkelejd Alibeaj nuk e liron zyrën. Sapo Sali Berisha u ngrit nga salla e mbledhjeve në PD-në, u ul Alibeaj që deklaroi se nuk e njeh vendimin e gjykatës dhe se nuk bën asnjë hap pas pa folur gjykata e Apelit.

Më pas ai zbardhi takimin me Sali Berishën, për të cilin tha se erdhi i paftuar dhe se i kishte thënë në sy që të largohet, pasi është shpallur “non grata”.

Sot ka qenë një ditë me zhvillime dhe me një vizitë të paftuar. Vendimi u dha në shkelje të plotë të fakteve dhe ligjeve. Kam autorizuar që PD të reagojë duke paraqitur kallëzim penal për gjyqtarin dhe ankim ndaj këtij vendimi të paligjshëm në kufijtë e skandalit.

Si jurist, konsultuar edhe me kolegë, kupton një gjë të thjeshtë, ai vendim nuk është i formës së prerë. Në fund do të jetë gjykata që do të vendosë në aspektin juridik. Të presim deri kur të flasë gjykata.

Lidhur me atë që u komunikua me personin që ishte ulur pak më parë këtu (Berisha). U thash dorën njerëzve që erdhën në PD, si një shenjë e fisnikërisë, që kujtdo që vjen këtu, dyert janë të hapura. Zoti Berisha pretendonte që vendimi i gjykatës është finali, sipas tij ka zëruar gjithçka nga e shkuara e kësaj partie. Pretendimi i tij ishte që PO, bashkimin e demokratëve përmes votës.

Qëndrimi im ishte i tillë; i thashë, që PD 30 vite pas formimit të saj nuk mund të mbrojnë interesat e demokratëve duke pasur brenda saj një deputet, aq më keq një kryetar partie, që është etiketuar nga PD “non grata”. Ai më tha, JO, nuk e pranon, do të vazhdojë, pretendon se ka një shumicë. Do të vazhdojë me veprimtarinë që ka organizuar. Që tregon se kjo nuk është shenjë për bashkimin.

Ndjesë demokratëve nëse e kam tejkaluar, por e vetmja gjë që vendos shpirtrat tanë në qetësi janë vlerat. Unë jam në këtë karrige si një nga n/kryetarët e kësaj partie, kryetar grupi. Zonja Tabaku nuk e pranoi atë që statuti i PD-së thotë, do të respektoj deri në fund statutin e PD-së” tha ai.

Në momentin që po fliste, në sallë ndërhyri një zonjë me ulërima dhe ofendime. Mbështetësja e Sali Berishës ka hyrë në seli duke bërtitur dhe treguar teserën e vjetër të PD-së kur Alibeaj tha se është “non grata” dhe duhet të largohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit