-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënim nga burgu për Lukashenkon: Do të përfundosh keq po dërgove trupa në Ukrainë

Kryesoret

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili i cili ndodhet në burg, ka reaguar për situatën në Ukrainë duke theksuar se Bjellorusia është një shtet-klient i Rusisë. Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko shkruan se do të përfundojë keq nëse dërgon trupat e tij në Ukrainë.

Duke iu referuar faktit që Lukashenko ka lejuar që trupat ruse të kalojnë përmes territorit të tij për të pushtuar Ukrainën, Sakashvili i shkruan se Putinit nuk i intereson fati politik i tij dhe as i Bjellorusisë.

“Luka, nuk të kam dhënë kurrë këshilla të këqija. Nëse dërgon trupa në Ukrainë, maksimumi pas një muaji nuk do të jesh më në pushtet dhe do të përfundosh shumë keq. Putinit nuk i intereson fati juaj, ju e di”, ka shkruar gjeorgjiani.

Vetë Saakashvili mbetet në burg në Gjeorgji, teksa vitin e kaluar ai bëri përpjekje për t’u rikthyer në pushtet dhe u arrestua pasi ishte dënuar në mungesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit