-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkohet paraburgim për të arrestuarit me 2.5 kg drogë

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurve A.H., E.Gj., Q.A. dhe E.Gj., në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, të dyshuarit fillimisht janë ndaluar me urdhër të prokurorit më 23.03.2022, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në koordinim të plotë me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimin me Narkotikë, teksa gjatë bastisjes dhe kontrollimit të objekteve të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 kg 512 gr. substancë narkotike (marihuanë), 1 gr. substancë narkotike (kokainë), dy (2) peshore digjitale, katër (4) telefona celularë dhe 670 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit