Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente, 25 prej tyre me persona të plagosur, kurse 34 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.
Sipas statistikave të përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, thuhet se janë dhënë edhe 1 mijë e 963 gjoba për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se janë arrestuar edhe 21 persona brenda 24 orëve të fundit, ku tre prej të arrestuarve janë dërguar në paraburgim.