Qytetarët serbë në veri të Kosovës kanë protestuar sot dhe kërkuan që të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë.
Ata janë në sheshin “Car Lazar”, ndërkaq protesta e tyre u mbajt kundër qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, për mos mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Ata mbanin pankarta në duar “Kurti ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, ka shkelur gjithçka”, etj.
Sot përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it(4 shtet e NATO, Francë, Gjermani, Angli dhe Itali) dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestat e paralajmëruar për sot në veri të vendit, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës.
Në deklaratë thuhet se qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor por kanë edhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë qeta dhe të mos bëhen të dhunshme. /Telegraf