Një tigër me ermin Putin, ka ngordhur në kopshtin zoologjik të Minesotës,pas një sulmi kardiak në zemër, sipas Bright me the News.
Kopshti zoologjik i Minesotës, i cili kujdesej për ruajtjen e tigrave për më shumë se 40 vjet, e quajti ngordhjen e tigrit një “humbje të thellë”.
“Sot është një ditë tepër e vështirë për të gjithë ne në kopshtin zoologjik të Minesotës dhe ne do të mbajmë zi për një kohë të gjatë”, tha në një deklaratë drejtori i kopshtit zoologjik të Minesotës, John Frawley.
“Kopshti ynë zoologjik ka luajtur një rol kyç në ruajtjen globale të tigrave gjatë gjithë historisë sonë dhe ne aktualisht jemi bashkë-drejtues të Fushatës së Ruajtjes së Tigrave, e cila ka mbledhur miliona dollarë për ruajtjen e tigrave.
“Ndërsa kjo humbje është e madhe, ne mund të jemi krenarë për përpjekjet tona – të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen – për të avancuar ruajtjen e tigrave në mbarë botën,” shtoi Frawley.
Putin, i cili erdhi në kopshtin zoologjik të Minesotës në vitin 2015, ka lindur në vitin 2009 në Republikën Çeke dhe i është dhënë emri. Ai jetoi në kopshtin zoologjik të Danimarkës për gjashtë vjet përpara se të vinte në kopshtin zoologjik të Apple Valley. Tigri kishte shumë këlyshë, duke përfshirë një të lindur në kopshtin zoologjik të Minesotës në 2017.