Mediat në Kosovë raportojnë se Njësitë Speciale të Policisë nga kampi “Vrella” janë nisur për në Mitrovicë.
Në pamjet e publikuara shihen autoblinda të policisë, të cilat po shkojnë drejt Mitrovicës.
Kjo lidhet me paralajmërimin për protesta të serbëve në veri. Policia e Kosovës ende s’ka konfirmuar asgjë.