Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter në lidhje me sulmin në dëpon e naftës në Arabinë Saudite.
Ai dënon ashpër këtë sulm, duke thënë se është një krim i neveritshëm, që synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë.
“Një tjetër krim i neveritshëm kundër Arabisë Saudite , i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën! # Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas sulmeve të tilla”