-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: SHBA mund të korrigjojë veten me Berishën, mund t’i hiqet “non grata”

Kryesoret

“Unë mendoj që edhe SHBA-të kanë aftësinë për të korrigjuar veten. Të gjithë kanë problemet e tyre, pasi ato gjëra që pamë në Capitol nuk besoja se do t’i shikoja ndonjëherë. Por, ata korrigjojnë veten dhe këtë ka demokracia. Unë mendoj se në këtë rast, gjërat mund të ndryshojnë dhe mund të hiqet përcaktimi që kanë bërë sepse është krejt disproporcional”.

Kështu është shprehur Jozefina Topalli teksa ka folur për zhvillimet e fundit në PD dhe shpalljen “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-kryetarja e kuvendit ka theksuar se pas zhvillimeve të fundit, Sali Berisha e ka marrë tashmë Partinë Demokratike.

“Mirë apo keq, kjo parti është e Sali Berishës. Unë nuk do të doja që partia të ishte vetëm e një personi, por ky është realiteti. Unë e kam pasur të qartë gjithmonë, vetëm se të tjerët nuk e kishin të qartë”, u shpreh Topalli në një intervistë në A2.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit