-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafiku i drogës me avion nga Shqipëria në Itali, dënohet Ndriçim Barani

Kryesoret

Gjykata italiane ka dënuar 44-vjeçarin Ndriçim Barani me 3 vite e 6 muaj burg, një prej të besuarve të vëllezërve Lamaj për trafikun e drogës që është kryer përmes avionëve të vegjël nga Shqipëria drejt Italisë në vitin 2015. Megjithëse prokuroria italiane, kishte kërkuar 50 vite burg në total për të gjithë grupin e trafikantëve shqiptarë dhe italianë që furnizonin Rivierën me marijuanë, gjykata e Riminit ka caktuar me 9 vite burg në total.

Në vitin 2015, karabinierët e Ricciones, të koordinuar me policinë e Bolonjës, zbuluan trafikun e drogës nga Shqipëria që kryhej përmes avionëve të vegjël, ku u kapën 200 kilogramë drogë.

Nga goditja e policisë italiane përfunduan në pranga trafikantët italianë dhe ata shqiptarë, ku një prej tyre 44 vjeçari Ndriçim Barani u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg. Ai ishte njeriu i besuar i grupit të trafikantëve të kryesuar nga vëllezërit Lamaj, tashmë të dënuar në Shqipëri, shkruajnë mediat italiane.

Barani ishte ai që gjente klientët, duke ndërmjetësuar edhe shitjen e drogës dhe marrjen e parave nga blerësit. Dënimet për 4 bashkëpunëtorët e tjerë variojnë nga 2 vjet e 6 muaj deri në një vit e gjysmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit