Prej orës 15:00 në selinë e PD-së po vijojnë negociatat mes ish-kryeministrit Sali Berisha që gjykata sot e njohu dhe dy njerëzve të vetëm nga grupi i Lulzim Bashës që ngelën në godinë, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.
Negociatat mes palëve po bëhen për të arritur pajtimin, por a do të heqë dorë Alibeaj nga paralajmërimi për të apeluar vendimin e sotëm të gjykatës që njohu Berishën? Kjo mbetet për t’u parë kur palët të dalin nga mbledhja.