-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina do integrim shpejt e shpejt, Holanda: Do zhgënjehej Shqipëria

Kryesoret

Një pjesë e vendeve të bllokut janë dakord për përshpejtimin e procedurave të integrimit në BE të Ukrainës pas pushtimit nga Rusia, por kryeministri i Holandës Mark Rutte është kundër. Ai është shprehur sërish se nëse Ukraina do të integrohej në BE përpara Shqipërisë dhe Maqedonisë, kjo do të sillte zhgënjim të madh në Ballkan.

Dhënia e privilegjit ndaj Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, do të shkaktonte një zhgënjim serioz në vendet e Ballkanit Perëndimor. Rreziku i procedurave të përshpejtuara për Kievin do të rrezikonte stabilitetin në Ballkan. Mund të jetë një kërcënim sepse ka vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilat aspirojnë integrimin dhe kjo është një çështje shumë e ndjeshme” tha ai.

Vetoja bullgare për Maqedoninë ka bllokuar jo vetëm Shkupin, por edhe Tiranën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave mes dy vendeve të Ballkanit dhe Brukselit për integrimin në BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit