Një tjetër vatër është konfirmuar për praninë e gripit të shpendëve në Shqipëri, bëhet fjalë për fshatin Vishocisë i Devollit ku deri më tani janë groposur 6 pula të një shtëpie.
Pulat janë konstatuar nga vëzhgimi në terren i punonjësve të drejtorisë bujqësore të cilët kanë marrë masa dhe kanë urdhëruar groposjen e tyre. Gjithsej janë groposur 6 pula. Aktualisht e gjitha zona është nen monitorim ndërsa janë njoftuar edhe fermerët e zonën për situatën.