-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zv. ministrja e Bujqësisë: Konfirmohen dy vatra të reja të gripit të shpendëve, në Devoll dhe Divjakë

Kryesoret

Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeci, gjatë një deklarate mbi situatën e gripit të shpendëve në Shqipëri, ritheksoi edhe njëherë se nga studimet e bëra nuk është konstatuar që sëmundja të transmetohet te njeriu.

Gjithashtu Gjeci shtoi se janë zbuluar dy vatra të reja të gripit të shpendëve në Devoll dhe në Divjakë.

“Aktualisht kemi një vatër të re në Divjakë dhe në Devoll, po shtohen masat për mbajtjen nën kontroll të situatës. Vazhdon monitorimi i situatës në të gjithë vendin, deri tani nuk është evidentuar asnjë shkelje. Konsumatori nuk ka asnjë rrezik pasi produktet janë të kontrolluara. Nuk ka problem nëse mishi dhe vezët gatuhen mbi 70 gradë. Numri i shpendëve të ngordhur ka arritur 414 mijë”, tha Gjeci.

Pyetur nga gazetarët se kush do ti mbulojë kostot e groposjes së shpendëve?

Zv. ministria u përgjigj,”Unë nuk e di se kujt kompani i referoheni, është bashkëpunim mes qeverisjes vendore, me ministrinë e Bujqësisë, sa i përket problematikës që ju i referoheni. Kategoria e pulave që ne kemi, janë ato për vezë dhe për mish, pularitë që janë për mish janë të kontrolluara.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit