-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

As nëna dhe as gruaja nuk mund ta bindin Putin të heq dorë nga lufta, por dikush tjetër mundet

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin shihet si një njeri tepër i ftohtë dhe me një pamje diktatori, sulmet e vazhdueshme që ai ka kryesor mbi Ukrainën e kanë cilësuar atë si një Hitler të dytë. Por në fakt është dikush që mund ta zbus zemërimin e tij dhe ta bind të ndaloj luftën.

Sipas mediave të huaja, ky person është Vera Dmitrijevna Gurevitch. Ajo është mësuesja e Putinit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë të shkollës.

Por, Gurevitch nuk është thjesht një mësuese për Putinin. Ajo ishte një model për të.

Kjo për shkak se nëna e Puinit, Maria Ivanovna kishte pësuar trauma të shumta psikologjike në jetë. Dy djemtë e saj, para Vladimirit vdiqën gjatë luftës në Leningrad (Shën Petersburg i sotëm).

Vetë Maria pothuajse vdiq nga uria në Shën Petersburg. Asaj i ra të fikët, ndërsa banorët e qytetit e transportuan pranë trupave të kufomave, ku e lanë derisa u shërua.

Një foto e Putinit, 5 vjeç i ulur në krahët e nënës së tij tregon gjithçka për anën psikologjike dhe varfërinë që kishte kapluar vendin në atë kohë.

I privuar nga ngrohtësia dhe dashuria e prindërve, Vladimiri gjeti mbështetje tek mësuesja e tij.

Duke u rritur, Putini ishte një djalë i ri që vazhdimisht përfshihej në sherre. Gurevitch kujtoi se Putini ishte “shumë i shkathët dhe me shumë energji. Ai nuk mund të rrinte i qetë. Ai shikonte vazhdimisht fletoret e shokëve të klasës, majtas, djathtas dhe mbrapa, ndërsa strukej nën tavolinë për të kapur stilolapsin që i binte vazhdimisht. Vladimiri përfshihej në sherre, kapte kundërshtarin dhe luftonte si bulldog”.

Ajo përshkruan gjithashtu një vizitë që u bëri prindërve të Putinit në shtator të vitit 1964, kur ai ishte 11 vjeç. Ata jetonin në një apartament të ftohtë, me qera në një ndërtesë me insekte dhe ajo kishte mësuar se Putin ishte përfshirë në një grup që “kishte një ndikim të keq mbi të”.

Mësuesja shkoi për t’u kërkuar prindërve të flisnin me djalin e tyre, por ajo e kuptoi shpejt se Putini ishte një fëmijë që mbijetonte me një copë bukë dhe një shishe qumësht ose dhallë.

“Mjaft deri këtu, merru me shkollën”-i tha Gurevic Putinit, ndërsa ky i fundit iu përgjigj se ai mund të bënte gjithçka që kishte për shkollën brenda një ore nëse donte.

Pas kësaj dite, Putini ndryshoi për mirë. Ai u përqendrua në mësimet e tij, ndërsa mësua I kushtoi vëmendje për gjithçka. Nga ana tjetër, Putin e ndihmonte herë pas here, duke u kujdesur për vajzat e saj kur ajo duhej të jepte mësim. Putini filloi të merrte nota të mira dhe kështu vendosi të studiojë drejtësi.

Të dy prindërit e Putinit vdiqën nga kanceri me disa muaj diferencë në vitin 1999.

Në të njëjtin vit, Boris Yeltsin njoftoi në fjalimin e tij të Vitit të Ri se po emëronte kryeministrin e atëhershëm Vladimir Putin si Zëvendës President të Federatës Ruse deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Putin u zgjodh për herë të parë president më 26 mars 2000, duke fituar 52.94% të votave.

Gjatë ngjarjes vjetore “Linja me Presidentin”, Putin tha se ai ende telefonon 88-vjeçaren Gurevich për ta pyetur atë për shëndetin e saj. Dashuria e tij për të është e padiskutueshme. Këtë e dëshmojnë dhjetëra foto dhe video që ai ka pasur me vete ndër vite. Kur është me të, ai shfaqet më i “ëmbël”.

I vetmi person që mund të ketë një ndikim të madh te lideri rus, është ish-mësuesja e tij, të cilën ai e adhuron dhe e vlerëson. Mësuesja mund ta bindte atë të ndalonte luftën. Nëse ka ndonjë shpresë për të ndaluar luftën Rusi-Ukrainë, Vera Gurevitch mund të jetë i vetmi person që mund të bëjë një gjë të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit