Ish kryeministri, Sali Berisha i cili deri më tani ka drejtuar grupin e Rithemelimit të demokratëve, ditën e sotme ai ka përcjell mesazhin për Kavajën, ku ka rikujtuar kryengritjen antikomuniste të 1990.
Nëpërmjet një statusi në Facebook Berisha ka folur situatën e atyre ditëve, ku në stadium filluan thirrjet e para anti-komuniste dhe më pas u shoqëruan dhe me hedhjen e librave të diktatorit Hoxha.
“Me 25-26 mars te vitit 1990 të rinjtë antikomuniste dhe qytetarët e Kavajës u ngritën në një kryengritje të vërtete antikomuniste u dhe shndërruan me 25 mars ndeshjen midis skuadrës së Partizanit dhe ekipit të qytetit në stadiumin Besa në një ndeshje midis të rinjve guximtare e trima të Kavajës, me thirrjet “Poshtë Diktatura, Liri Demokraci, Enver Hitler”, me falangat terroriste të diktaturës staliniste. Këto thirrje u shoqëruan me hedhjen në fushë të qindra vëllimeve të veprave të Diktatorit,” ka shkruar ai.