-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do të tregoj gjithçka”, fqinja rrëfen si e gjeti gruan që burri e hodhi nga ballkoni: Rënkonte në tokë (Dosja ekskluzive)

Kryesoret

“5pyetjet.al” ka siguruar ekskluzivisht dosjen që dëshmon dhunën e ushtruar nga Dilaver Idrizi mbi partneren e tij që më pas e hodhi nga ballkoni i katit të tretë të pallatit ku banonin në Kamëz. E ndërsa u shpreh se ishte duke ngrënë bukë kur fqinja i trokiti në derë për t’i thënë se Valbona, pra partnerja kishte rënë nga ballkoni, Idrizi e mohoi autorësinë duke e lënë aksidentale, por më pas u zbulua dhe u arrestua.

Por cfarë deklaroi fqinja që e gjeti Valbona Hysenin të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, pasi Idrizi e hodhi nga kati i tretë? Mete Kaci ka shpjeguar përpara grupit hetimor si e gjeti fqinjen e saj duke rënkuar dhe kërkuar ndihmë dhe sjelljen e partnerit, Dilaver Idrizi, pas ie njoftoi.

“Rreth orës 18:30 kamë qenë duke dale jashte per te derdhur mbeturinat dhe aty jashte ne toke poshte pallatit pashë te shtrire ne toke Valbonën e cila është komshie e katit te trete, e cila ka qene duke renkuar dhe kerkuar ndihme. Shkova menjehere te banesa e saj ku bashkejetuesi i saj Dilaveri, i thashë që bashkeshortja ishte e rrezuar dhe gjendej ne toke. Ai i tha se ku eshte rrezuar dhe menjehere ka dale jashte dhe e kane marre duke e transportuar per ne spital duke e ndihmuar dhe nje komshi tjeter Asllan Hoxha” tha ajo.

Grupi hetimor e ka pyetur nëse ka dëgjuar se mes çiftit ka pasur konflikte, por ajo e ka mohuar. “Eshte pyetur nese ajo kishte degjuar se mes tyre kishte patur konflikt ate nate, dhe ka shpjeguar se nuk kishte degjuar te kishin konflikt dhe nuk kishin njohje mes tyre si familje” thuhet në dosje.

Më pas policia ka shkuar në spital, ku i ka kërkuar Idrizit të dalë nga salla për t’i marrë dëshminë të plagosurës. “Per kete fakt eshte marre takim me stafin mjeksore, dhe eshte bere me dije se e demtuara kishte thyrje te legenit, si dhe demtime te tjera trupore, por pa qene ne gjendje te komunikonte, dhe per kete rast jane nisur materialet prokurorise si ngjarje aksidentale.

Ne lidhje me kete ngjarje duke qene se shtetasja e demtuar ka qene ne reaminacion dhe nuk komunikonte eshte shkuar nga policia dhe eshte marre kontakt me te demtuaren duke i thene nese ajo kishte mundesi te fliste, dhe ne ate moment aty gjendej dhe bashkejetuesi i saj Dilver Idrizi te cilit I eshte komunikuar qe te priste jashte ne koridorin e spitalit, ku eshte shpreh i gatshem, dhe fillimisht eshte pyetur e demtuara nese ajo mund te fliste dhe te spjegonte ngjarjen, dhe ka deklaruar se tani ajo do te fliste per gjithçka, ku deklaron se, bashkejetonte prej vitit 2009 me shtetasin Dilaver Idrizi, me te cilin ishte njohur qe kur ajo jetonte ne Fush Milot, ku ne vitin 2008 bashkeshorti I saj me te cilin kishte dhe dy femije nje vajze e cila ishte e martuar dhe nje djale I cili ishte ne shkolle ne vitin e pare ne Turqi, pasi eshte njohur me Dilaverin ishin tranferuar per te jetuar ne Tirane, ku dhe kishin jetuar me qera ne zona C ndryshme, dhe tanime se fundmi ne Babrru. Valbona punonte ne nje Fasoneri kepucesh, ku dhe bashkejetuesi punonte po ne ate lasoneri” thuhet në dosjen e prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit