-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja ekskluzive/ Si e hodhi burri gruan nga ballkoni: Po haja bukë, ra vetë

Kryesoret

“5pyetjet.al” ka siguruar ekskluzivisht dosjen me faktet dhe dëshmitë për dhunën barbare që 62-vjeçari Dilaver Idrizi ushtroi kundër partneres së tij në datë 11 mars në Kamëz dhe që më pas e hodhi nga ballkoni i katit të tretë. Ai sot doli para gjykatës dhe u la në masën e sigurisë arrest me burg. Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale nga burri, por pas denoncimit të partneres, Dilaver Idrizi u arrestua.

Por çfarë thuhet në dosje?

Dilaver Idrizi e ka fshehur ngjarjen duke deklaruar se ka qenë aksidentale. Ai është shprehur se atë ditë nuk kishte shkuar në punë, pasi kishte qenë sëmurë dhe se partneren, Valbona Hyseni në orën 15:30 kishte shkuar dhe e kishte marrë nga fasoneria, ku punon të dy bashkë.

Më pas ai ka deklaruar se po përgatiste diçka për të ngrënë dhe se kishte dalë në ballkon për të marrë rrobat. Në dëshminë e tij për grupin hetimor, Idrizi është shprehur se kanë qenë fqinjët që i kanë trokitur në derë duke i thënë se Valbona kishte rënë nga ballkoni.

“Me date 11.03.2022 jemi njoftuar nga salla operative se ne vendin e quajtur Fushe Kerçik” Babrru nje shtetase e identifikuar si Valbona Hyseni kishte rene nga ballkoni i katit te trete i shtepise, ku dhe i eshte dhene ndihma e pare duke e derguar per ne spitalin e traumes.

Menjehere ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimore dhe ka marre te dhenat paraprake ne lidhje me ngjarjen duke bere dhe fiksimin e vendit te ngjarjes, ku dhe kane shkuar ne spitalin e traumes per te marre me shume informacion ne lidhje me kete ngjarje, ku shtetasja e demtuar ishte futur ne salle per nderhyrje pasi gjendja e saj ishte e rende, dhe nuk komunikonte, dhe eshte marre deklarim familjareve te saj si, bashkeietuesit shtetasit Dilaver Idrizi i cili ka deklaruar se kishte qene ne banese bashke me bashkjetuesen dhe ate dite nuk kishte shkuar në pune pasi kishte qene i semure dhe kishte marre leje.

Të dy këta punonin ne nje fasoneri ndersa bashkjetuesja e tij kishte qene ne pune. Pasi ishte kthyer ne oren 15/30 te cilen e ka marre ai me mjetin e tij. Pasi kane vajtur ne banese kane bere dicka per te ngrene. Rreth ores 18/00 Dilaveri ka shkuar te ballkoni per te mbledhur ca rroba dhe me pas ka shkuar te guzhinë per te bere buken gati.

Ne kete kohë ka rene dera e shtepise dhe pasi e ka hapur ka pare se ato ishin komshije te pallatit qe ishin nje kat me lart dhe i kane thene se gruaja e tij kishte rene nga ballkoni ne tokë. Kanë dale menjehere jashte dhe e kane gjetur gruan ne toke dhe me pas me makinen e tij e ka marre per ta derguar ne spital per ti dhene ndihmen e nevojshme.

Eshte pyetur nese bashkejetuesja e tij vuante nga ndonje semundje dhe ka deklaruar se ajo ishte me tension, dhe per kete ajo kurohej. Eshte pyetur nese ai ishte konfliktuar me te, dhe ka deklaruar se nuk kishte patur konflikte dhe marredheniet i kishin te mira. Gjithashtu eshte pyetur se si kishte rene nga ballkoni dhe ka deklaruar se nuk kishte asnje dijeni se si kishte renē” shkruhet në procesverbal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit