Mesditën e sotme një grup deputetësh nga “Rithemelimi” iu drejtuan selisë së PD-së për të inspektuar ecurinë e punimeve për heqjen e blindave dhe fortifikimeve. Flamur Noka bëri thirrje për bashkimin e demokratëve.
“Dy janë mesazhet, i pari çbunkerizimi. Kjo seli do i kthehet normalitetit. Do të jetë e hapur për cdo demokrat. Kjo periudhë që ka kaluar do i përkasë së shkuarës, do të hidhet pas.
Nuk do të dëshiroja që as ta kujtonim këtë situatë që ka kaluar PD dhe demokratët. Do të shohim të gjithë përpara sepse nuk mund të rrimë peng të hijeve të bunkerit” tha ai.