Disa ditë më parë nga vet enti rregullator i energjisë elektrike u paralajmëruar një mungesë e frikshme e ujit në Liqenin e Fierzës, madje duheshin patjetër reshje shiu që të stabilizohej niveli për energjinë.
Por duket se Fierza është rregullatori hidrik i tre hidrocentraleve në kaskadën e Drinit, duket se ka arritur në pikën kritike.
Pamjet që vijnë nga zona tregojnë se prurjet janë në nivelet më të ulëta të shënuara gjatë dy dekadave të fundit në rreth 80 metër kub ujë në sekondë. Nga të dhënat e fundit rezulton se niveli i liqenit të Fierzës bie rreth 1 cm në 24 orë.
Zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka publikuar në Facebook disa foto ku shihet rënia e ndjeshme e nivelit të ujit në liqen.
‘Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhë.”- shkruan ai.
