E shtuan nuk ka qenë ditë pushimi për grupin e Rithemelimit të PD-së.
Një grup deputetësh me Flamur Nokën në krye shkuan në mesditë në selinë blu për të parë ecurinë e punimeve për heqjen e blindave dhe fortifikimeve.
Nga kati i parë deri në tarracë ku dha deklaratën për mediat, Flamur Noka dhe pjesa tjetër e deputetëve pasi u njohën me gjendjen u shprehën se shumë shpejt selia do i kthehet normalitetit.
Në selinë blu nuk ishte as kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj dhe as Gazment Bardhi.