Një pjesë të pacientëve të infektuar me Covid 19, të cilët bëjnë forma të rënda të sëmundjes shpesh herë kanë pasoja të mëdha post covid.
Për këtë arsye numri i të shtruar në pavionin post Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi” është më i lartë se 16 personat që por trajtohen në spitalin Covid 3.
Sipas mjekut pneumolog, Arben Tanka ulja e rasteve aktive ka sjellë reduktim të shtrimeve në Infektiv, por duke qenë se pasojat e Covid-it janë disa mujore në Sanatorium ulja është më e nagdalshme.
Mbi 90% e pacientëve që kanë bërë post Covid sipas penumologut janë të pavaksinuar, ndërkohë që kanë edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si hipertension ose diabet.