Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm për akuzën e korrupsionit pasiv Roven Zekën, ish-shef i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, pasi nuk u provua se ka kryer veprën penale.
Sipas akuzave të ngritura nga SPAK, Zeka dyshohej se së bashku me dy zyrtarët e tjerë të policisë Novaku dhe Tabaku të kishin marrë ryshfet nga një grua e përfshirë në një aksident, me qëllim që çështja të mos referohej në prokurori ose të manipuloheshin provat dhe hetimi i aksidentit. Të tjerët janë dënuar.









