-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërstiç: Protestat në veri të Kosovës, manipulim i serbëve nga Vuçiç

Kryesoret

Branislav Kërstiç, analist politik serb nga veriu i Kosovës, ka thënë se protestat e së premtes në veri të Kosovës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës që të mos lejohet organizimi i zgjedhjeve të Serbisë, është tjetër manipulim i serbëve lokalë.

Sipas tij, manipulatorët janë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Lista Serbe.

“Ky është një tjetër manipulim klasik i serbëve në Kosovë. Përfundimisht kemi një situatë ku hapet një çështje e thjeshtë, se cili ishte qëllimi i këtyre protestave dhe pse i detyruan njerëzit të dalin në rrugë, veçmas, në momentin kur dihet se Qeveria dhe Kabineti i Presidentit Vuçiç kishte marrë vendim që ato zgjedhje të mbahen në qytetet më të afërta, në jug e në perëndim të Serbisë. Pra jemi dëshmitarë të një manipulimi të qartë nga kabineti i Vuçiçit dhe Listës Serbe. Kjo nuk është hera e parë që gjithçka i nënshtrohet fushatës së Vuçiçit në prag të zgjedhjeve në Serbi. Protesta do të kishte kuptim nëse do të bëhej presion ndaj Qeverisë së Kurtit për të lejuar zgjedhjet serbe në Kosovë”, ka thënë ai 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit