Ermira Gjeci, zv/ministre e Bujqësisë deklaroi sot në një konferencë për mediat se në 24 orët e fundit nuk janë konstatuar vatra të reja të gripit të shpendëve. Ajo u shpreh se puna vazhdon në dy drejtime, monitorim dhe parandalim të përhapjes së sëmundjes.
“Vatrat e tjera janë të pastruara. Janë ferma të vogla dhe kryesisht oborre, por që duhet të vazhdojnë me dezinfektime. Duhet të ndalojmë përhapjen në fermat e tjera, por kjo ka përhapje prandaj jemi të fokusuar për të minimizuar përhapjen.
Ky është fokusi ynë, por kjo nuk do të thotë se gjithë situata mbaroi. Ne jemi duke monitoruar. Është një proces që do të zgjasë, nuk është se është mbyllur. Do ta vazhdojmë deri kur të garantojmë që kjo sëmundje është zhdukur” tha ajo.